Shoqëria civile në Kaçanik po kundërshton që në hapësirën e shkollës “Emin Duraku” të ndërtohet një çerdhe publike.
Ata shprehen kundër këtij vendimi, me arsyetimin se parcela ku kanë filluar punimet për ndërtimin e saj ka qenë fushë sportive, ku nxënësit kanë zhvilluar orët e edukatës fizike, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZyrtarët e shkollës “Emin Duraku”, ndonëse thonë se terrenet sportive janë të domosdoshme, shprehen se ky vendim i takon Komunës.
Kryetari i Komunës, në anën tjetër, deklaron se ishin të detyruar të vendosin këtë lokacion për ndërtimin e çerdhes, në mungesë të pronave komunale.
Ndërtimi i çerdhes është financuar nga Banka Botërore dhe i gjithë projekti pritet të kushtojë rreth 500 mijë euro.