Sot, më 29 korrik 2017, pas një sëmundje të rëndë, ndërroi jetë Hysen Zherka, njëri ndër themeluesit dhe profesorët e parë të Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Zherka përfundoi studimet themelore të Drejtësisë në Universitetin e Shkupit, ndërsa studimet post-diplomike i kreu në Universitetin e Zagrebit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës fillimisht ligjëroi lëndën “Procedura Civile” dhe më pas lëndën “Historia e Shtetit dhe e së Drejtës”.
Gjatë karrierës së tij akademike, Hysen Zherka shërbeu edhe si Prodekan për Mësim i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës.
Hysen Zherka ishte ndër pjesëmarrësit më të ri të Luftës Nacional Çlirimtare për çka u dekorua me përkujtimoren e 1941. Pas Luftës ishte gjyqtar për çështje civile dhe zëvendëskryeprokuror i Kosovës.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, më 30 korrik 2017, në ora 18:00 në varrezat e qytetit të Gjakovës.
Kortezhi do të niset nga shtëpia e të ndjerit në Lagjen Taslixhe të Prishtinës, rruga Rexhep Shema Nr. 22, në orën 16:00 me transport të organizuar.