Ndërkombëtarët u druhen zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë që janë duke u kërkuar të mbahen në pranverë, stinë së cilës pritet t’ia ngrejë temperaturat Gjykata Speciale, shkruan sot Koha Ditore.
Droja është se, shpallja e aktakuzave të para mund të prodhojë tensione në fushatë, e edhe të ketë ndikim në procesin zgjedhor dhe në rezultat.
Burime të gazetës kanë theksuar se ky shqetësim i është përcjellë edhe lidershipit të subjektit kryesore në pushtet, PDK-së, i cili prej një muaji ka ndërmarrë një fushatë mobilizuese të anëtarësisë së vet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
- Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë: tri arsye për brengë për shëndetin e demokracisë
-
Dy persona në veri ankohen për presion për votë
-
Në shoqërinë civile druajnë se procesi i zgjedhjeve është i ekspozuar ndaj ndërhyrjeve
-
Çfarë duhet të kenë parasysh votuesit nga diaspora?
-
Frikë nga një status-quo e re në veri