Ndarja e Vetëvendosjes po vlerësohet si diçka e paevitueshme. Madje, përçarja brenda strukturave të kësaj Lëvizje, sipas opinionistes, Laura Kryeziu thuhet të jetë më se e dukshme.
Në emisionin “Rubikon” të KTV-së, Kryeziu ka thënë se bisedat e publikuara nga viberi i VV-së, tregon shumëçka.
“Vetëvendosja si anëtarësi duhet të maturohet dhe Vetëvendosja është çka ka bërë më shumë suksesshëm është promovimi i hipokrizisë dhe linçimit”, ka thënë Kryeziu.
“Është parti me moshë shumë më të re, me shkollim shumë më të lartë se sa partitë tjera, është prit prej profilit që përmban kjo parti që së paku të kemi një diskurs tjetër”, shtoi tutje ajo.
Ndër të tjera, Kryeziu ju referua edhe Shpend Ahmetit duke thënë se gabimi i tij ishte se nuk e morri veten serioz brenda partisë.
“Votuesit e Prishtinës janë shumë më luajal ndaj Shpendit sesa ndaj Vetëvendosjes”, përfundoi ajo.