Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndahet nga jeta Llazar Stojanoviq që tha “Serbia s’ka të drejtën mbi Kosovë”

Regjisori, publicisti e gazetari i njohur serb, Llazar Stojanoviq, njëri nga miqtë serbë të Kosovës, është ndarë sot nga jeta në Beograd, në moshën 74 vjeçe, bëjnë të ditur mediet serbe, transmeton Koha.net.

Ai bënte pjesë ndër disidentët e shquar serbë në ish-Jugosllavinë. Për shkak të filmit “Jezusi plastik”, të xhiruar më 1971, kaloi tre vjet burg. Bëhet fjalë për një satirë në llogari të Titos. Bënte pjesë në radhët e atyre pak intelektualëve serbë që pati guximin të flas, të shkruaj e të bëjë filma për krimet e nacional-shovinizmin e popullit që i përkiste, ndër të tjera edhe për vrasjen e boshnjakëve të Srebrenicës para kamerave.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një kohë ka jetuar në SHBA.

Ka shkruar shpesh komente në mbrojtje të shqiptarëve nga dhuna e synimet shoviniste serbe. Asnjëherë nuk e fshehu bindjen se “Serbia nuk ka të drejtën mbi Kosovën”.

Ka qenë referent për medie në Misionin vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ndërsa në misionin e UNMIK-ut ka drejtuar shërbimin për gjuhët.