Arqipeshkvi i Bostonit, dhe i Dioqezës Shqiptare të Bostonit, Hirësia e tij Nikon, u nda nga jeta më 1 shtator 2019.
Lindur më 1945 në Nju Jork, Arqipeshkvi Nikon u diplomua në Seminarin e Shën Vladimirit në 1966. Ai filloi punën si prift në korrik 1969. Ai ka shërbyer në kishën e Shën Nikollait në Sauthbrixh të Masaçusetsit si dhe në kishën e Shën Thomait në Farmington Hills të Miçiganit.
Në maj 2002, Arqipeshkvi Nikon u shugurua Peshkop i Baltimorës.
Ai u emërua Peshkop i Bostonit në Asamblenë e Dioqezës Shqiptare më 10 tetor 2003 dhe Sinodi i Shenjtë e zgjodhi Peshkop të Bostonit më 22 tetor 2003. Ai u rrit në rangun e arqipeshkvit më 9 maj 2012.
Komuniteti shqiptar i zonës si dhe besimtarë të tjerë do t’i bëjnë nderimet e fundit arqipeshkvit në Katedralen shqiptare të Shën Gjergjit në Boston/VOA.
-
Fijet e rrëfimeve tragjike të dy nënave të Kosovës lidhen edhe në New York
-
Hovenier në takim lamtumirës me Teodosijen, flasin për lirinë fetare në Kosovë
-
Polemikat e ashpra rreth kryepeshkopit joshqiptar
-
Bideni do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik në postin e ambasadorit të Shqipërisë
-
Blinken: Kontributet e Nishanit do të lënë trashëgimi të qëndrueshme