Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, u ka shprehur ngushëllime shqiptarëve për vdekjen e ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani.
Ai shkroi në Twitter të hënën mbrëma, se kontributet e Nishanit në marrëdhëniet SHBA-Shqipëri dhe partneriteti “do të lënë trashëgimi të qëndrueshme”.
Nishani vdiq më 28 maj, në moshën 56-vjeçare, si pasojë e komplikimeve shëndetësore pas betejës disamuajshe me COVID-19.
Ai ishte nisur drejt Gjermanisë për t'u kuruar nga një sëmundje e mushkërive, por që nuk mbijetoi.
Nishani u kujtua si personalitet i rrallë në politikën shqiptare.
Artikuj të ngjashëm
-
I jepet lamtumira e fundit ish-presidentit Nishani
-
Bujar Nishani – burrështetasi që i përfaqësoi me dinjitet shqiptarët dhe Shqipërinë
-
Nishani kujtohet si personalitet i rrallë në politikën shqiptare
-
Vdiq ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani
-
Blinken uron 109-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë