Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ndahen 12 bursa në vlerë prej 100 mijë dollarësh, ftohen të aplikojnë vajzat

12 bursa të plota në vlerë 100 mijë dollarë do të ndahen për vajza, në platformën më të madhe në botë për zhvillimin e softuerëve – Coding Dojo US, në kuadër të bashkëpunimit mes Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë dhe GIZ-it, përmes “Projektit Creating Employment Through Export Promotion).

Me këtë rast, ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, ka ftuar të rejat që të aplikojnë deri më 16 nëntor.

“Afati i aplikimit për bursa Coding Dojo US-program profesional 5 mujor është deri më 16 nëntor, përzgjedhja dhe prezantimi i bursisteve do të bëhet më 24 nëntor, ndërsa fillimi i ligjëratave nga 26 nëntori. Programi i studimeve përfshinë: Web Fundamentals (HTML, CSS, and JavaScript), Python, Second Stack (MEAN ose C#)”, thuhet në njoftim të MI-së.