Bordi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Bifurkacioni” në Ferizaj sot ka mbajtur mbledhjen e radhës në të cilën kanë emëruar ushtrues të detyrës së drejtorit të kësaj kompanie publike, Nazif Asllanin.
Nga detyra e deritanishme me vendim të bordit është liruar nga detyra e drejtorit, Xhabir Morina.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBurime brenda këtij institucioni i kanë thënë KOHËS se bordi tashmë është duke e mbajtur mbledhjen dhe në këto momente ka marrë këtë vendim për Nazif Asllanin që ta udhëheq këtë institucion i cili deri më 2017 për disa vjet me radhë e kishte udhëhequr këtë institucion.
“Kanë qenë dy pretendent për ta drejtuar këtë institucion të cilët janë pjesë e “Bifurkacionit”, andaj në këtë moment është emëruar udhëheqës i detyrës Nazif Asllani”, ka thënë ky burim.
Ndërkaq, javë më parë Qeveria e Kosovës pati shkarkuar bordin e drejtorëve në këtë ndërmarrje dhe ka emëruar bordin e ri i cili drejtohet nga njerëz të politikës të cilët udhëheqin me nivelin qendror. Kjo kompani muaj më parë ka kaluar në menaxhim të nivelit qendror si ndërmarrje publike rajonale.