NATO ka miratuar vendimin për të ndërtuar në Shqipëri bazën e parë ajrore në Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në një postim në Facebook, Rama ka thënë se në partneritet me qeverinë shqiptare, NATO do të investojë mbi 50 milionë euro, vetëm për fazën e parë të projektit të modernizimit të bazës ajrore të Kuçovës.
Rama ka bërë të ditur se projekti nis sivjet dhe se përmes tij, Kuçova do të shërbejë si bazë mbështetëse për NATO-n për furnizim ajror; mbështetje logjistike; mbështetje për policimin ajror; si dhe trainime dhe stërvitje të Aleancës.
“Kuçova do të shërbeje njëkohësisht edhe si bazë kombëtare për Forcën Ajrore Shqiptare dhe ky Investim strategjik i NATO-s në Shqipëri, do të sjellë një standard të ri për Forcat tona të Armatosura. Padyshim, një investim i këtyre përmasave krijon mundësi të reja për zhvillimin ekonomik e social të gjithë rajonit ku planifikohet ndërtimi i kësaj baze të re ajrore të teknologjisë së fundit”, ka shkruar Rama teksa ka shtuar se po zhvillohen diskutime me SHBA-në për modernizimin e mëtejshëm të kapaciteteve ajrore shqiptare. “Së shpejti, pritet qe vendimet e përbashkëta të këtyre diskutimeve do të shkojnë për miratimin e Kongresit Amerikan”.
-
NATO-ja do të investojë në bazën ajrore të Kuçovës 50 milionë euro
-
NATO rrit investimet në Shqipëri, mbështetje edhe për Kosovën
-
Pritje për më shumë siguri në Ballkan pas përurimit të bazës ajrore taktike të NATO-s në Shqipëri
-
Rama: Dikur Kuçova mbante avionë rusë, sot jemi elementë sigurie për Ballkanin Perëndimor
-
Rama: Hapja e bazës ajrore të NATO-s në Kuçovë nis me fluturimin e “Bayraktarëve”