NATO ka thënë se i merr shumë seriozisht ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e NATO-s, Oana Lungescu, në një postim në Twitter, ua ka kujtuar Kosovës dhe Serbisë marrëveshjet e kaluara që janë dakorduar, përfshirë Marrëveshjen Ushtarako-Teknike të Kumanovës.
“NATO i merr shumë seriozisht ngjarjet në veri të Kosovës. NATO_KFOR po i merr të gjitha masat e nevojshme për t’u përkujdesur për ambient të sigurtë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë, siç është e autorizuar me Rezolutën 1244 në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Angazhimi i NATO_KFOR për zbatimin e mandatit të vetë është i palëkundur, siç tregohet nga vendosja e 500 trupave shtesë. I rikujtojmë edhe një herë të gjitha palëve obligimet e tyre ndaj KFOR-it nën Marrëveshjen Ushtarako-Teknike, përfshirë respektimin për Vijat Kufitare Administrative, procedurat për Policinë e Kosovës dhe Marrëveshjen e vitit 2013 për dislokimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në veri. Këto detyrime janë krijuar për të siguruar veprim të koordinuar, për ta shmangur përshkallëzimin dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurtë”, thuhet në postimin e Lungescus në Twitter.
#NATO takes the events in northern #Kosovo very seriously. @NATO_KFOR is taking all necessary measures to ensure a safe & secure environment and freedom of movement for all communities in Kosovo, as authorised under the #UN Security Council Resolution 1244.
— Oana Lungescu (@NATOpress) June 18, 2023
-
NATO i kërkon Kosovës “shtensionimin e menjëhershëm të situatës” në veri
-
NATO-ja thotë se po monitoron trendët shqetësues në Ballkanin Perëndimor
-
NATO-ja e vendosur ta mbrojë Kosovën
-
NATO për aksionin në veri: Jemi të zhgënjyer, pati zotime për koordinim
-
NATO: Situata e sigurisë në Kosovë s'është stabilizuar, ka mundësi për përkeqësim