Pas ngjarjeve dhe zhvillimeve të ditës së djeshme rreth arrestimit të të ashtuquajturit drejtor për Kosovën pranë qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq, gjatë natës në të dyja anët e qytetit të Mitrovicës ka mbretëruar gjendje e qetë.
Nata ka kaluar pa ndonjë ekses në këtë qytet, ndërsa afër urës kryesore mbi Ibër kanë qëndruar autoblinda me pjesëtarë të Njësisë Speciale të Policisë, shkruan KP.
Qytetarë nga veriu i vendit kanë thënë për Kosovapress se në fshatin Rudare të komunës së Zveçanit, përkatësisht tek kryqi, gjatë natës serbët kanë bllokuar magjistralen Mitrovicë-Jarinje, duke vendosur kamionë dhe automjete të ngjashme transportuese.
Artikuj të ngjashëm
-
Theret me thikë një person në Mitrovicë, arrestohet i dyshuari
-
Vdekje e dyshimtë në Mitrovicë
-
Digjet një veturë në veri, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme
-
Aksident trafiku në Mitrovicë, një këmbësore dërgohet në QKUK
-
Përplasje për mbishkrimin në Mitrovicën e Veriut, arrestohen kryetari i Komunës dhe ai i kuvendit