Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nait Hasani propozohet për Ambasador në Shqipëri

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, është propozuar për pozitën e Ambasadorit në Shqipëri.

Ministri në dorëheqje i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, i ka dërguar Komisionit për Punë të Jashtme një letër në të cilën ka bërë të ditur se Nait Hasani propozohet për postin e Ambasadorit në Shqipëri.

“Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, pas pajtimit me Kryeministrin e Republikës së Kosovës dhe marrjes së pëlqimit nga Qeveria e Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z. Nait Hasani, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit/Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në letrën që ka siguruar KTV-ja.

Lexo edhe: Kosova emëron ambasadorë të karrierës në disa kryeqytete të botës

Në letër më tej thuhet se “Ministria e Punëve të Jashtme është siguruar që kandidati Nait Hasani i plotëson kriteret” për këtë post.

“Bazuar në fushëveprimin e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kërkoj nga ju që të vijoni procedurat për emërimin e kandidatit të sipërpërmendur, në pozitën e Shefit të Misionit/Ambasadorit në Republikën e Shqipërisë, bazuar në nenin 7 i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 2 të Ligjit Nr. 03/L-207 Për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr.03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të letrës së Pacollit drejtuar kryetares së këtij komisioni, Vjosa Osmani.

Edhe Qeveria kërkon pëlqimin e Tiranës për Nait Hasanin Arbëri Qeveria kërkon pëlqimin e Tiranës për Nait Hasanin

Letra është dërguar më 19 gusht 2019.

Ndërkohë, deputeti i Nismës, Zafir Berisha, ka bërë të ditur se tash në këtë komision po bëhet intervistimi i Hasanit.

Image