Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka bërë thirrje gjithë nxënësve që të respektojnë masat anti-COVID të rekomanduara nga ekspertët shëndetësorë, ndërsa prindërve e mësimdhënësve u ka thënë se është e rëndësishme bashkëpunimi veçanërisht në këtë kohë.
Nagavci ka thënë se është i rëndësishëm vaksinimi dhe se përqindja e vaksinimit në këtë mes duhet të jetë qind për qind.
“Si në gjithë botën edhe në Kosovë po fillon një vit tjetër shkollor në kushte pandemie. MASHTI bashkë me DKA-të e udhëheqësit i ka bërë gjitha përgatitjet për kthim të sigurt të fëmijëve tanë në shkolla. Të dashur nxënës respektoni në përpikëri masat e rekomanduar nga ekspertët shëndetësorë për t’u mbrojtur nga COVIDI. Mësimdhënës e prindër është e rëndësishëm bashkëpunimi mes gjithë nesh, veçanërisht në këtë periudhë pandemie. E rëndësishme është që të gjithë të jemi të vaksinuar. Përqindja e vaksinimit në mesin tonë duhet të jetë qind për qind. Arsimi cilësor mund të ofrohet vetëm në shkolla. Janë institucionet e para që duhet hapur dhe të fundit që duhet mbyllur”, thuhet në një videomesazh të publikuar nga Nagavci në faqen zyrtare të MASHTI-t.
-
Nagavci kërkon me ngulm që shkollat të mbeten të hapura: Duhet të bëhet përpjekje maksimale
-
Tetë shkolla në mësim online në Kosovë, rekomandohet që shkollat të mbyllen të fundit
-
Nagavci kërkon respektimin e masave antiCOVID: Ndërprerja e mësimit s’duhet të përsëritet
-
Nagavci: Mbarëvajtja e procesit mësimor në këtë periudhë varet nga të gjithë ne
-
Të hënën nis mësimi: 65% e mësimdhënësve të vaksinuar plotësisht