Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nagavci – PSD-së: Tradhtia është e vështirë veç herën e parë

Deputetja e Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci ka vazhduar serinë e akuzave dhe kundërakuzave me ish-kolegët e saj të partisë që tani janë pjesë e PSD-së.

Në një postim në Facebook, Nagavci ka akuzuar PSD-në për tradhti pasi po përkrah qeverinë e Ramush Haradinajt. Për këtë qëndrim, deputetja e VV-së ka thënë se nuk është e befasuar pasi ish-kolegët e partisë tradhtuan idealin dhe besimin e qytetarëve.

“As 24 orë nuk pritën nga votimi i ligjeve për transformimin e FSK- së. Me nxitim, tinëzisht, natën e ftuan seancën e jashtëzakonshme për të legjitimuar tradhëtinë e tyre”, ka shkruar Nagavci.

“Qeverisë së pakicës i është bashkangjitur edhe pakica e opozitës, e dialogu nuk mund të zhvillohet nga ata që nuk kanë legjitimitet, andaj nuk duhet të vazhdojë para zgjedhjeve të reja dhe pa marrë mbështetjen e qytetarëve”, ka shkruar ajo.

Ajo ka kërkuar një arsye nga PSD-ja për Shpend Ahmetin që do të jetë në ekip me Behxhet Pacollin e Dardan Gashin në dialogun me Serbinë.

Edhe Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit Arbëri 1 muaj më parë Nagavci: Absurde që Haradinaj ta kërkojë postin e presidentit

“Cila është ngutia për të vazhduar dialogun me Serbinë? Cila është arsyeja që Shpendi të jetë në një ekip me Bexhet Pacollin, Dardan Gashin, Enver Hoxhajn e të tjerêt, të gjithë bashkë pas Thaçit e për të? Në fakt tradhtia duket e vështirë e e pamundur herën e parë, pastaj s’është më as problem e as befasi. Kur tradhtuan idealin, programin, besimin e qytetarëve, asgjë më s’është e papritur”, ka shkruar deputetja e VV-së.

“Ne nuk do të marrim pjesë në këtë seancë, e as në këto pazare në dëm të vendit”, ka shkruar në fund ajo.