Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit (MAShT), Arbërie Nagavci, u shpreh të hënën se nuk është koha për greva, duke iu referuar paralajmërimeve nga SBASHK-u.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës po punon shumë dhe grevat e protestat janë të panevojshme për shkak të humbjeve në mësim të nxënësve.
“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet te nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBASHK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, tha Nagavci.
Të shtunën, kryetari SBASHK-ut, Rrahman Jashari, pasi e mori për herë të tretë mandatin si kryetar i kësaj Sindikate, paralajmëroi protesta më 8 prill dhe pastaj grevë pas 20 prillit.
SBASHK-u po kërkon që deri në miratim të Ligjit të Pagave punëtorëve të arsimit t’u ndahen nga 100 euro në muajë shtesë./KSP/
-
Nagavci thotë se Jashari i SBASHK-ut po ndikohet, e quan të pamatur
-
Jasharaj: Qeveria duhet të gëzohet kësaj radhe që mësimi nis pa greva
-
Nagavci: S’do të ketë Kontratë Kolektive vetëm për mësimdhënës
-
Jasharaj: Nagavci mban inat, s’po lë hapësirë për zgjidhje
-
Ministria e Arsimit s’merr përkrahjen e prindërve për mësim të shtunave