Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nafta në çmime rekorde, Qeveria paralajmëron “rregullim të shpejtë”

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka njoftuar se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimit të naftës që do të mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit.

Sipas MINT-it, ligji i ri i naftës parasheh që Qeveria të nxjerrë akt nënligjor për rregullimin e çmimeve të naftës dhe masa të tjera mbrojtëse.

“MINT ka përgatitur tashmë draftin dhe po zhvillon konsultimet në mënyrë intensive me hisedarë, në mënyrë që sa më parë ta procedojë për miratim në qeveri. Vendimmarrja pritet të ndodhë shpejt. Në ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po vazhdon monitorimin e tregut”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Të mërkurën në Kosovë, çmimi i naftës arriti vlerë rekorde. Një litër u tregtua me 1.82 euro.

 

LIDHUR ME ÇMIMET E NAFTËS Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është duke punuar për vendimin e ri për...

Posted by Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë on Wednesday, June 8, 2022