Kryeministri Isa Mustafa, ka mohuar mundësinë që zgjedhja e Aleksandër Vuçiqit në postin e presidentit të Serbisë, të ketë efekte për Kosovën.
Gjatë një vizite në Kompaninë e prodhimit dhe përpunimit të patateve “Pestova” në Vushtrri, kryeministri Mustafa është pyetur lidhur me efektet që mund të ketë në Kosovë dhe dialogun në Bruksel, zgjedhja e Vuçiqit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë rast, kryeministri Mustafa tha se zgjedhja e Vuçiqit s’ka kurrfarë efekti në prodhimin e patateve në Kosovë dhe se Kosova do t’i prodhojë patatet e saj, pavarësisht asaj çfarë ndodhë në Serbi.
“S’do të ketë asnjë efekt në prodhimin e patateve. Ne patatet do t’i prodhojmë pavarësisht”, tha kryeministri Mustafa.