Ligjëruesi i politikës sociale, Artan Mustafa, ka thënë se politika sociale e Kosovës e ndërtuar pas luftës me ndihmën e organizatave të huaja, e ka pasur orientimin liberal.
Ai në Interaktiv ka thënë se kjo politikë pret që shumica e mirëqenies të fitohet në treg.
Mustafa konsideron se vendimi për shtesat nga Qeveria është plotësim i shtetit social, të cilin e ka quajtur pozitiv.
“Pritet ta kapë të gjithë popullatën e fëmijëve dhe kjo është re edhe për shtetet e rajonit. Kjo është politikë e mirëseardhur dhe e përmirëson kontratën sociale që e kemi pasur. Nuk gjej asgjë negative te politika për fëmijë dhe është shumë e mirëseardhur”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Mustafa: Kosova ka shkuar kah një politikë sociale që më shumë definohet si regjimi liberal-social
-
Hashani: Shtesën prej 100 eurosh Qeveria e mori përmes faturave të rrymës
-
Mustafa: Skemat e Qeverisë dekurajuese si mendësi, pritej qasje më universale
-
Mustafa: Qasja e Qeverisë e bazuar në skema sociale nuk e zbut varfërinë
-
Bislimi për opozitën: Shtesat për fëmijët s’mund të jenë edhe masë e gabueshme edhe burim votash