Ministrat e LDK-së që kandiduan në listën zgjedhore të kësaj partie kanë fituar votat e mjaftueshme për përfaqësim në Kuvend. Të paktën kështu thotë në Rubikon të KTV-së kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, sipas rezultateve të deritanishme, 80 për qind e tyre.
Puna që është bërë prej qeverisë Mustafa nuk ka arritur sa duhet të prezantohet e të reklamohet.
Kjo, sipas Mustafës, mbetet e meta e qeverisjes së tij.
Temat e mëdha si asociacioni.. e demarkacioni dhe kundërshtimi i këtyre temave me gaz e molotov u bën shkaktar i mos komunikimit të mjaftueshëm me qytetarët.
“S’ka pas qeveri të këtij vendi e cila është ballafaquar me dhunë e sulme, me një situatë krejtësisht të rëndë të punohet e të komunikohet, që në fillim me rastin e Jabllanoviqit, me dhunë në rrugë, me gaz lotsjellës, me molotov”, ka thënë Mustafa.