Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa s’e di nëse do të ketë sot takim me Kurtin

Foto: VV

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë hyrë në fazën finale të mundësisë për të arritur marrëveshjen bashkëqeverisëse.

Përkundër se pas tri ditëve pritet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, dy partitë e para në zgjedhjet e 6 tetorit ende nuk kanë arritur formalizimin e koalicionit të ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në lidhje me arritjen e kësaj marrëveshjeje, lideri i LDK-së, Isa Mustafa duke mos e mohuar takimin për sot me liderin VV-së, Albin Kurtin, tha se “nuk e di a do të ketë takim”, raporton ksp.

Lëvizja Vetëvendosje si fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit ka mbi dy muaj që është duke negociuar me LDK-në për të arritur marrëveshje bashkëqeverisëse. Por edhe pse kanë arritur pajtim për programin qeverisës, dallimet janë shfaqur në ndarjen e pushtetit, ku LDK mes tjerash po kërkon postin e presidentit.