Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përmes një statusi në “Facebook” ka insistuar në heqjen e pakusht të taksës, duke kërkuar po ashtu që reciprociteti të dakordohet me SHBA-në dhe BE-në.
Ai shkruan se marrëdhëniet me SHBA-në kanë hyrë në një fazë shumë delikate, por edhe kritike.
“Deklarata e Senatorit Perdue flet qartë se ku jemi”, vazhdon ai, duke shtuar se “s’ka tarifë as reciprocitet që vë në peshojë marrëdhëniet me aleatin tonë kryesor”.
“Si kryetar i LDK-së jam deklaruar qartë për heqjen e pakusht të tarifës , ndërkaq që reciprociteti të dakordohet me SHBA dhe BE, varësisht nga sjellja e Serbisë. Ky eshte qendrimi dhe zëri i LDK-së", shkruan ai.
Konsideroj se nuk ka zë të popullit në Kosovë që rrezikon dhe i vë në pikëpyetje relacionet me SHBA”, shkruan i pari i LDK-së.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se është në kontakt me Grenellin.
Edhe
Mustafa për taksën: Të hiqet ashtu siç po kërkon SHBA-ja
“E kam dërguar një zyrtar të lartë të LDK-së të bisedojë drejtpërdrejti me te, të informohet për takimin e fundit të Presidentit Thaçi dhe Vuqiç në Washington dhe t’ia prezantojë qëndrimet e LDK-së”, shkruan ai.
Mustafa ka paralajmëruar se do të bashkëbisedojë me Kryeministrin Kurti, si partner i koalicionit, dhe si LDK “derisa në ditët në vijim do t’i bëjmë të qarta veprimet të cilat e ruajnë partneritetin dhe miqësinë me SHBA-të”.
-
Mustafa: Taksa duhet të hiqet, ende s’janë përcaktuar modalitetet e reciprocitetit
-
Mustafa: LDK-ja u ndëshkua pse prishi koalicionin me VV-në, do ta prishja edhe sot
-
Mustafa kërkon bashkëpunim pushtet-opozitë për arritjen e marrëveshjes me Serbinë
-
Mustafa beson se Thaçi është tërhequr nga tema e kufijve