Kryeministri i Republikës së Kosovës në detyrë, Isa Mustafa, priti në takim lamtumirës ambasadoren e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila e përfundon misionin në Kosovë.
Mustafa e falënderoi ambasadoren Viets për kontributin e saj në thellimin e bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet dy vendeve, dhe për mbështetjen që Qeveria gjermane ka ofruar për proceset demokratike dhe evropiane të Kosovës.
Duke theksuar se Gjermania mbetet një ndër partnerët kryesor strategjik të Kosovës, Mustafa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve.
Ambasadorja gjermane, Angelika Viets, pasi e falënderoi Mustafën për bashkëpunimin, theksoi mbështetjen e mëtejshme të Gjermanisë për Kosovën.
-
Viets uron në krijim të shpejtë të institucioneve të reja
-
Osmani pret në takim lamtumirës ambasadorin gjerman Rohde
-
Situata e sigurisë në vend, Osmani diskuton me deputetin gjerman
-
Osmani: Austria mbetet aleate e rëndësishme e Kosovës
-
Presidenti gjerman beson në angazhim konstruktiv të Kosovës në dialog me Serbinë