Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa për Samitin e Berlinit: LDK-ja nuk e përkrahë asnjë marrëveshje për ndryshim të kufijve

Foto: Ilustrim

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se takimi i nesërm në Berlin është i dobishëm për të dinamizuar procesin e bashkëpunimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimorë.

Ai ka thënë se, jo vetëm Kosova dhe Serbia, por edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor kanë shumë punë për t’u evropianizuar institucionalisht.

Mustafa në një postim në Facebook ka shkruar se, Kosova ka nevojë për përkrahje të Gjermanisë dhe të Francës, tani si vende boshte të BE-së, sikurse që i nevojitet partneritet i fortë me SHBA-të dhe Mbretërinë e Bashkuar për të arritur Marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Ai ka thënë se LDK-ja ka shprehur qartë nevojën e një marrëveshjeje të qëndrueshme

sikurse që ka qenë dhe është e qartë se nuk do të përkrahë asnjë marrëveshje e cila prek kufijtë e Kosovës, shtetësinë e shpallur me Deklaratën e Pavarësisë të 17 shkurtit 2008, karakterin unitar të vendit dhe që është e rrezikshme për regjionin dhe më gjerë.

“Kur Kosova është e qartë në qëndrimet e saj, dhe mendoj se pjesa dërmuese e subjekteve janë të qarta, e ka më lehtë edhe në Berlin edhe në Washington, ua lehtëson punën edhe miqve tanë”, thotë ai.