Kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar rritjen e pagave për sektorin publik duke përfshirë shërbyesit civilë, arsimin dhe shëndetësinë.
Ky premtim i tij vjen në vitin kur Kosova mban zgjedhjet lokale, derisa opsion janë edhe zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme, për shkak të krizës së koalicionit, i cili ka humbur bazën e fuqishme të numrave në Kuvend, shkruan sot Koha Ditore.
Kryeministri Mustafa nga mbledhja e Qeverisë së Kosovës, të enjten, kërkoi nga Ministria e Financave, që në koordinim edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar, të propozojë mundësinë e rritjes së pagave për shërbyesit civilë, për punëtorët e arsimit dhe ata të shëndetësisë.
Sipas Mustafës, gjatë kësaj periudhe ka pasur qëndrueshmëri të mirë buxhetore dhe lëvizje të mirë ekonomike, “gjë që mundëson edhe rritjen e pagave”. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mustafa: Rritja e pagave përtej mundësive buxhetore dhe zhvillimit, e rrezikshme
-
Në Qeveri përmendet rritja e pagave kur vendi pritet të shkojë në zgjedhje
-
Paralajmërohet rritje e pagave në arsim, shëndetësi dhe për shërbyesit civilë
-
Hamza: Pagat e sotme nuk mjaftojnë, do t’i rrisim 50 për qind për sektorin publik
-
Dakaj: Qeveria s'guxon të bëjë këso pabarazie, sektori privat duhet të mbështetet më shumë