Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa nuk kandidon për kryeministër, Walker synon bashkimin e opozitës

Isa Mustafa nuk është i interesuar për të qenë në krye të qeverisë së ardhshme.

Në Istog ku u shënua 27 vjetori i themelimit të partisë që udhëheq, LDK-së, Mustafa ka rikujtuar se me partinë e tij, kishin vendosur që të kenë një kandidat tjetër, qysh në zgjedhjet e kaluara.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Derisa për kandidatë të mundshëm, janë përmendur emrat e Kujtim Shalës e Avdullah Hotit, e ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.

Gjatë kësaj të shtune, aktive kanë qenë edhe subjektet opozitare.

William Walker i ka mbledhur bashkë krerët e Vetëvendosjes, AAK-së, Nismës për Kosovë e AKR-së, në një takim në një prej restoranteve në Parkun e Gërmisë.

Në takim, përveç Visar Ymerit e Shpend Ahmetit, nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë edhe Albin Kurti, nga AAK-ja kryetari i saj Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi në emër të Nismës për Kosovën dhe kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli.

Jo zyrtarisht është marrë vesh se edhe mundësia e koalicioneve para e pas zgjedhore është diskutuar, por pa ndonjë rezultat.