Qeveria e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa nuk do të ngutet sa i përket procedimit të Ligjit për Forcën e Sigurisë, ani pse tri ministritë përkatëse kanë dhënë mendim pozitiv.
Hezitimi i kryeministri vjen për shkak të kundërshtimit të hapur që kanë shprehur dy aleatët strategjikë të Kosovës – NATO-ja dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan sot Koha Ditore.
Kërkesë e tyre është që ushtria e Kosovës të krijohet përmes ndryshimeve e kushtetuese, e jo vetëm atyre ligjore.
Pas heshtjes disaditore, kryeministri Isa Mustafa është deklaruar përkitazi me iniciativën ligjore të Thaçit.
Me gjithë hezitimin e kryeministrit, nisma ligjore e presidentit Thaçi u është nënshtruar procedurave në qeveri. Ka mbetur vetëm që ekzekutivi t’ia përcjellë Kuvendit. Tri dikastere qeveritare tashmë i kanë deponuar opinionet për Projektligjin për Forcën e Sigurisë. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Mustafa: Projektligji për FSK-në do të dërgohet në Kuvend brenda afatit ligjor
-
Qeveria e çon te tri ministri të veta Projektligjin e Thaçit për ushtrinë
-
Raport i KTV-së rreth debateve të fundit për transformimin e FSK-së në Ushtri
-
Mustafa: Kosova meriton të ketë Ushtri, ndërkombëtarët kërkojnë ndryshime kushtetuese
-
Miqësinë me SHBA-në e kishte lëkundur Thaçi në vitin 2017, për shkak të ushtrisë