Kryetari i LDK-së Isa Mustafa tha sot se Avdullah Hoti do të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe se për kandidaturën e tij në kuadër të koalicionit me AKR-në as që do të diskutohet.
I pyetur për mundësinë e një marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, Mustafa la të kuptohet se nuk do të ketë marrëveshje të tillë, transmeton kp.
Mustafa tha se sot do të mblidhet Këshilli i Përgjithshëm ku do të diskutohen për emrat që do të futen në listë.
“Proceset tjera pasi të bëhen zgjedhjet mbeten të hapura. Në këtë proces e kemi koalicionin e deritashëm”, tha Mustafa në konferencën për media të LDK-së ku u prezantua aderimi i Lumir Abdixhikut.
Artikuj të ngjashëm
-
Hoti mori 92 nga 94 votat e Këshillit të LDK-së për të kandiduar për kryeministër
-
LDK-ja kandidon Hotin për kryeministër, të bindur se do t’i fitojnë zgjedhjet
-
LDK-ja shkon në zgjedhje pa koalicion parazgjedhor
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Hoti: S’ka datë se kur do të mbahet tryeza për presidentin, me këtë po merret Mustafa