Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa ka mirëpritur anëtarësimin e Lumnir Abdixhikut në partinë që e udhëheq, në LDK.
Mustafa, në Facebook ka thënë se Lumir ka shumëçka t’i japë shtetit tonë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKy është postimi i plotë i Mustafës në Facebook:
Lumir Abdixhiku nga sot është pjesë e LDK-së.
I njohur për ekspertizën, por edhe qasjen kritike ndaj proceseve, Lumiri ka shumëçka t'i jap shtetit tonë pas fitores plebishitare në zgjedhjet e 11 qershorit.
Invazioni i ekspertëve dhe njerëzve të vullnetit të mirë në të gjitha nivelet e LDK-së konfirmon besimin e qytetarëve se vetëm LDK-ja dhe partnerët e saj mund ta ndalin të keqen që i kërcënohet vendit tonë.
Koalicioni i shpresës LDK, AKR, Alternativa ... janë gati ta marrin këtë përgjegjësi historike!