Kryeministri në largim i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka zhvilluar një takim me anëtarët e Kryesisë, kryetarët e nëndegëve dhe drejtuesit e Forumit të Gruas dhe të Rinisë të degës së I-rë në Kodër të Trimave në Prishtinë, ku tha se kjo lagje është mobilizuar për t’i dhënë fitoren e radhës Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe partnerëve të saj.
Mustafa tha se gjatë këtij takimi “e pash se fitorja është e sigurt dhe se Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Hoti i mbetet që ta vazhdojë zhvillimin ekonomik, ç’kapjen përfundimtare të shtetit nga e keqja dhe integrimin e Kosovës në BE”.
“Qytetarët e kanë të qartë se liberalizimi i vizave mund të realizohet vetëm nga LDK-ja, që i ka dyert e hapura në BE dhe e cila i përmbushi kriteret, dhe jo nga ata që mashtrojnë për këtë temë, siç mashtruan për çështjen e bashkimit të tyre në kuadër të koalicionit të mesnatës. Ata do të japin llogari që sot kosovarët vazhdojnë të presin para Ambasadave”, ka thënë Mustafa në Facebook.
-
Mustafa rithekson: Ushtria vetëm në koordinim me SHBA-në dhe NATO-n
-
Mustafa thotë se kanë plotësuar 94 nga 95 kushtet për liberalizim të vizave
-
Mustafa: Po shfrytëzohet dialogu për ta kushtëzuar liberalizimin e vizave
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Mustafa në Ditën e Evropës: Shprehim bindjen që së shpejti do të ketë vendim pozitiv për vizat