Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se në asnjë rast LDK nuk i frikësohet mocionit dhe nuk kanë pse shqetësohen ndaj asnjë mocioni të askujt.
Mustafa i bëri këto komente në shënimin e 27-vjetorit të themelimit të degës së LDK-së në Ferizaj, ku tha se do të marrin vendime që do të liberalizohen vizat.
“Do të ua mundësojmë me dalë prej izolimit. Ky nuk është vendim popullist, është vendim bashkërisht me SHBA-në”, tha ai, raporton KP.
Ai shtoi se kanë marrë përgjegjësinë për zhvillimin ekonomik dhe kanë arritur normën ekonomike më të lartë.
“Këtë e kemi arritur me qeverinë. Nuk do të ndalemi dhe nuk frikohemi në asnjë rast, i kemi rrit pensionet, e kemi kryer pagesën e veteranëve gjatë këtij mandati”, tha Mustafa.
-
Mustafa thotë se nuk i frikësohet mocionit, opozita e bindur se qeveria do të bie
-
Mustafa: LDK s’frikësohet nga vota e qytetarëve por se qeverisja ka një rend
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Mustafa: LDK-ja do të dalë edhe më e fuqishme në këto zgjedhje
-
LDK-ja e bindur se i ka votat për formim të qeverisë së re