Ende pa përfunduar numërimi i votave për Hashim Thaçin president, i pari që ia pati zgjatur dorën ishte Isa Mustafa në shenjë ngazëllimi për respektimin e marrëveshjes PDK-LDK.
Edhe lulet e para të Hashim Thaçit si president, përfunduan në duart e deputetes më të re të LDK-së, Teuta Rugova, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, LDK-ja që atë kohë pati aktivizuar gjithë makinerinë e saj për t’ia siguruar votat Hashim Thaçit, nga e mërkura nuk e njeh Thaçin president.
Kështu, LDK-ja e ka bojkotuar edhe takimin e thirrur nga presidenti ku morën pjesë të gjithë përfaqësuesit e partive politike në Kosovë.
Aty morën pjesë edhe Vetëvendosje, Nisma e AAK që vazhdimisht kishin deklaruar se në një tryezë të përbashkët te presidenti, do të ulen vetëm kur ftesa do të jetë për datën e zgjedhjeve.
Presidenti ka kërkuar nga partitë që edhe këtë herë të tregojnë kulturë të lartë politike para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.
I pari i shtetit tha se do t’i drejtohet dhe Bashkimit Evropian që të ketë një pjesëmarrje sa më të madhe me qëllim që të jetë një proces i besueshëm dhe i pranueshëm nga të gjithë .
Pas përfundimit të takimit, presidenti tha se dëgjoi opinionin e 20 partive.
Megjithëse kishte thënë se ditët e ardhshme do të merrte vendimin, ai ndodhi vetëm pas pak orësh.
Ai mori vendim që zgjedhjet të mbahen me 11 qershor, ndërsa ka obliguar KQZ-në që t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.