Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa, i buzëqeshur në hollin e Kuvendit bashkë me deputetin Bulliqi

Në kohën kur në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet, sipas të gjitha gjasave, seanca e fundit e këtij legjislacioni, në hollin e tij janë mbledhur një pjesë e deputetëve të LDK-së, bashkë me kreun e saj, Isa Mustafën.

Ajo që bie në sy është se në këtë përbërje është edhe deputeti i cili e ka kundërshtuar vazhdimisht çështjen e demarkacionit, Shpejtim Bulliqi.

Në foton e publikuar nga deputeti Blerim Grainca, e ku janë kryeministri Mustafa, deputetët tjerë Anton Quni, Xhevat Rexhaj, Besa Gaxherri, Kimete Bytyçi, Melihate Tërmkolli, Besa Gaxheri e Shpejtim Bulliqi, shkruan: “LDK gjithmonë e bashkuar”.