Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa ka mbledhur sot në selinë e partisë deputetët e Kuvendit të Kosovës që vijnë nga kjo parti.
Mbledhja është thirrur për mesditë dhe po mbahet me dyer të mbyllura.
Sipas KosovaPresit, çështje e diskutimit të kryetarit me deputetët e tij është inicimi i mocionit për rrëzim të Qeverisë.
Kjo iniciativë ka ardhur nga LDK bashkë me Vetëvendosjen, ndërsa një takim mes Mustafës dhe kreut të PSD-së është paralajmëruar për këtë javë.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja thërret mbledhje me kryetarë të degëve, ish-deputeti ia zë për të madhe Mustafës
-
Mblidhet Kryesia e LDK-së
-
LDK-ja mbledh Kryesinë, diskutohet për listën e deputetëve e koalicionet e mundshme
-
Mustafa mbledh partinë një ditë pas humbjes së zgjedhjeve në Podujevë, në takim edhe Hoti
-
Nis mbledhja e Kryesisë së LDK-së, pritet të vendoset për emrat e ministrave