Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa ende beson se Pacolli nuk do të prishë marrëveshjen në LAA

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa nuk pret që kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, ta braktisë koalicionin LAA.

“Besoj që z.Pacolli i përmbahet marrëveshjes që kemi arritur”, ka thënë shkurt Mustafa pas mbledhjes së Qeverisë, raporton EO.

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka paralajmëruar se “nuk do të bëhet pengesë për daljen e Kosovës nga kriza politike”.

Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se partia e tij, interesin e Kosovës dhe të qytetarëve e kanë në rend të parë, duke bërë thirrje që të mos vazhdohet me bllokim sidomos nga LDK-ja dhe VV-ja.

Pacolli ka përmendur, me këtë rast, një afat prej 10 ditësh për krijimin e institucioneve.