Kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar ashpër kundër PDK-së pas votimit të saj për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë që e ka udhëhequr, transmeton Koha.net
Mustafa, ka shkruar në facebook se ka qenë i vetëdijshëm se “PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballoi laurën që kjo qeveri ia vuri krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit”.
Ky është postim i Mustafës:
Kjo qeveri ia vuri laurën krimit, korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Kam qenë i vetëdijshëm se PDK dhe klientela e korruptuar nuk e përballon këtë. Kemi penguar degradimin e shtetit dhe do ta çlirojmë nga kthetrat e krimit! IM
Artikuj të ngjashëm