Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa drejton sot mbledhjen e LDK-së

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa sot do të kryesojë mbledhjen e kësaj partie, për herë të parë në një periudhë prej rreth tetë mujore, që kur Mustafa u sëmur dhe pakësoi aktivitetet politike dhe paraqitjet publike.

LDK, përmes një kumtese për media, ka njoftuar se Mustafa do ta drejtojë mbledhjen e kryesisë, e cila do të fillojë në orën 18:00 në Hotel Sirius, shkruan ksp.

Gjatë kohës sa Mustafa ka qenë i shtrirë në spital, kohë pas kohe ka pasur fotografi të publikuara, apo edhe takime me anëtarë të partisë, mirëpo kjo është hera e parë që ai drejton mbledhjen e kryesisë në këtë vit.

Artikuj të ngjashëm