Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa del nga salla e Kuvendit

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës pas fjalimeve të shefave të grupeve parlamentare të PDK-së e LDK-së.

Gjatë fjalimit të shefit të GP të Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, Mustafa doli nga salla, ndonëse nuk dihet nëse hapin e tij do ta ndjekin edhe deputetët e ministrat e tij, raporton Koha.net.

Pas deklarimeve të shefave të Grupeve Parlamentare do të vihet në votim mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë, ku sipas të gjitha gjasave, do të bie qeveria meqenëse edhe deputetët e PDK-së kanë vendosur të votojnë këtë mocion.