Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Dega e LDK-së në Istog po gufon

Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook se Istogu rikonfirmoi sot se “është Kështjellë e pamposhtshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Pas 27 vjetësh fitoresh të njëpasnjëshme, Dega e LDK-së në Istog po ‘gufon’ me të reja e të rinj, të cilët na sigurojnë se Istogu do të mbetet bastion i mirëqeverisjes, unitetit dhe zhvillimit, të cilat i garanton vetëm LDK-ja”, ka thënë ai.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po në Istog Mustafa ka thënë se nuk do të kandidojë për kryeministër të vendit, duke i lënë vend fytyrave të reja të kësaj partie që të kandidohen për këtë post.