Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të kundërligjshëm dhe kundër kushtetutës, bllokimin e KQZ-së nga ana e presidentit Hashim Thaçi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se për institucionin e presidentit me rëndësi duhet të jetë përmbushja e bazës kushtetuese dhe jo referimi ndaj kënaqësive apo pakënaqësive, transmeton Koha.net.
Sipas Mustafës, emërimi i anëtarëve të KQZ-së, që u takojnë partive, përkatësisht koalicioneve që kanë hyrë në zgjedhjet e fundit nacionale, duhet të bëhet në harmoni me kushtetutën, ligjin dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese, lidhur me definimin e grupeve parlamentare.
“Ftoj presidentin në emër të LDK-së ta zhbllokojë KQZ-në, sepse vazhdimi i kësaj gjendjeje do të thellojë pasojat për subjektet politike, vendin dhe për rendin kushtetues”, ka shkruar ai.
-
Mustafa i shkruan Quintit për “defunksionalizimin e KQZ-së”
-
Hoti: Presidenti Thaçi po krijon precedent të rrezikshëm nga situata në KQZ
-
Mustafa: Në momentin që dështojmë ta zgjedhim presidentin, do të shkojmë në zgjedhje
-
Mustafa: LDK-ja do të dalë edhe më e fuqishme në këto zgjedhje
-
Mustafa nuk i sheh zgjedhjet zgjidhje për presidentin