Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Hoti: Presidenti Thaçi po krijon precedent të rrezikshëm nga situata në KQZ

Mosemërimi i anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor, KQZ, nga ana e presidentit Hashim Thaçi, përveç se e ka bllokuar këtë institucion të shtetit, është edhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe krijon një precedent të rrezikshëm për demokracinë, ka paralajmëruar Grupi parlamentar i LDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Thaçi ka bllokuar KQZ-në nga data 27 mars e këtij viti. Një gjë e tillë nuk ka ndodhur asnjëherë më parë”, ka thënë shefi i GP të LDK-së, Avdullah Hoti, të premten gjatë një konference për media.

Hoti ka shtuar se presidenti nuk është duke e kryer detyrën e tij kushtetuese, siç parashihet me Kushtetutë, ku ai duhet t’i pranojë propozimet që i çojnë subjektet politike për anëtarë të KQZ-së.

Me këtë vonesë të funksionalizimit të KQZ-së, sipas Hotit, presidenti ka krijuar një precedent të rrezikshëm për sistemin zgjedhor në vend dhe për demokracinë...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)