Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa: Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, i ka dhënë lumturinë e fundit Adem Demaçit, me disa fjalë për të.

“Kontributi dhe rezistenca e jashtëzakonshme e Adem Demaçit për liri gjatë okupimit serb, do të përkujtohet e do të nderohet brez pas brezi nga qytetarët e Kosovës, por edhe më gjerë. Baca Adem ishte një disident i pathyeshëm dhe një jokonformist që i duhej botës shqiptare. Në këto çaste më bien ndër mend fjalët e Presidentit Rugova i cili thoshte se: “Demaçi është shkrimtar i harmonisë shqiptare dhe njerëzore, humanist i madh”. Andaj, Baca Adem, u prehsh i qetë në dheun e Kosovës së lirë, për të cilën sakrifikove aq shumë!”, ka shkruar Mustafa në Facebook.

Artikuj të ngjashëm