Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se partia e tij është në bisedime me AKR-në për të arritur një koalicion parazgjedhor për zgjedhjet e parakohshme që mbahen në qershor.
Ai ka thënë se AKR nuk mund të gjejë një partner më të mirë se LDK-ja për këto zgjedhje, raporton KTV.
“Ne po vazhdojmë bisedat me AKR-në pasi një koalicion me ta është në interes të vendit, por është prapë vendim i dy partive. AKR nuk ka partner më të mirë se LDK-ja dhe presim harmonizimin e qëndrimeve tona”, ka thënë Mustafa pasi zyrtarizoi marrëveshjen me Alternativën dhe Lëvizjen për Drejtësi.
LDK sot ka njoftuar se Avdullah Hoti është kandidati i kësaj partie për kryeministër të vendit.
Artikuj të ngjashëm
-
LDK-ja s’do koalicion me AKR-në, por të garojnë me listë të përbashkët
-
Mustafa: Jemi të gatshëm për zgjedhje, LDK-ja organizohet për fitore
-
Mustafa: Nuk bisedojmë për koalicion pa u shterë rrugët kushtetuese të LVV-së
-
Mustafa: LDK-ja do të dalë e para në zgjedhjet e shtatorit
-
Mustafa: LDK-AKR-Alternativa, koalicion që lufton korrupsionin