Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka thënë se vetëm 3.9 për qind e mërgimtarëve janë rimbursuar nga Qeveria e Kosovës për pagesën e policës së sigurimit gjatë kalimit të kufirit me Kosovën, këtë verë.
Musliu ka thënë të enjten në “Interkaktiv” të KTV-së, se Qeveria i ka mashtruar dhe i ka vjedhur qytetarët e Kosovës që jetojnë dhe punojnë në diasporë, duke i burokratizuar procedurat për rimbursim.
Ajo ka thënë se nga 1 qershori e deri me 31 gusht të këtij viti, janë paguar mbi 222 mijë polica të sigurimit, ndërkaq janë rimbursuar vetëm mbi 8.000 sosh.
“Kjo mënyrë e pagesës, paguani njëherë pastaj ua rimbursojmë është plaçkitje e mërgimtarëve, është nvjedhje direkte e tyre sepse kam qenë e bindur se as 10 për qind e tyre nuk do të rimbursohen, dhe sot kemi vetëm 3,9 për qind të mërgimtarëve janë rimbursuar për kartonin që e kanë paguar. Po flas për periudhën 1 qershor - 31 gusht, gjithsej janë paguar 222 mijë e 274 polica, ndërkaq janë rimbursuar vetëm 8.845. Fillimisht i kanë detyruar të paguajë policë në kufi dhe pastaj të aplikojnë fizikisht në qendër në Prishtinë për t’u rimbursuar, pastaj u kanë vendosur kushte të ndryshme, duke u kërkuar që të hapin xhirollogari në bankat e Kosovës, pastaj xhirollogari të familjarëve, pastaj autorizim për përdorim të xhirollogarisë. Në të gjitha mënyrat bashkëatdhëtarët tanë janë mashtruar”, ka thënë Musliu.
Sipas saj, gjuha e Lëvizjes Vetëvendosje ka ndryshuar shumë pas marrjes së pushtetit.
Edhe
Krasniqi: Pak shfrytëzohet polica e sigurimit për bashkatdhetarët
“43% janë quajtur analfabetë dhe punëtorë krahu që punojnë në diasporë. Gjuha që është përdorur para zgjedhjeve dhe gjuha që po përdoret tani është ndryshe”, është shprehur ajo.
Më 29 qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës vendosi që të rimbursojë policat kufitare për kosovarët që jetojnë jashtë vendit.