Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Ganimete Musliu, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për qasjen ndaj mërgimtarëve.
Ajo ka thënë se gjatë vitit 2022 bashkatdhetarët kanë realizuar 2.2 milionë vizita në Kosovë dhe kanë shpenzuar 1.4 miliardë euro.
Por sipas Musliut Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për ta. “Por çfarë bëri Qeveria e Republikës së Kosovës për ta, përveç shumë dështimeve si: mbyllja e Ministrisë për Diasporën, mbyllja e qendrave kulturore, mashtrimi me polisat e sigurisë, mos mbajtja e premtimit për uljen e biletave të fluturimeve, mbajtja peng e Ligjit për diasporën dhe aktualizimi i tij vetëm në situata shantazhesh politike, prodhimi i krizave politike në kohën kur ata më së shumti e frekuentojnë atdheun duke u shkaktuar shumë probleme gjatë udhëtimeve dhe duke ua rrezikuar edhe jetën”, ka shkruat Musliu në Facebook.
Ajo ka thënë se Kosova e qeverisur nga kryeministri Kurti, mërgimtarëve nuk ua ofron as “shërbimin obligativ dhe minimal, pajisjen me dokumente personale”.
“Dhe tallet me ta duke kërkuar nga vendet evropiane që t´i pranojnë dokumentet e tyre të skaduara. Prandaj, Albin mos na trego çfarë bëri mërgata jonë për këtë vend sepse ajo dihet, por tregona çfarë po bën qeveria që ti e udhëheq për mërgatën. Propaganda jote nuk do t´ia del kurrë që t´i mbulojë gënjeshtrat, mashtrimet, manipulimet dhe dështimet tua si person dhe si Kryeministër si në raport me mërgatën si në raport me qytetarët në Kosovë”, ka shkruar Musliu.
-
Musliu: Ata që ishin në Qeverinë Kurti 2 s’do ta marrin votën e PDK-së
-
Gërvalla-opozitës: Në fushatë shihemi në janar, por atëherë do të përdorim tjetër gjuhë
-
PDK-ja akuzon MPJD-në për humbjen e rreth 600 dokumenteve personale të mërgimtarëve
-
Musliu-Shoshi: Kjo Qeveri e do diasporën vetëm në fushatë
-
Musliu: Qeveria tërë vëmendjen te dialogu, Kosova po përjeton eksod të madh në heshtje