Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të duhej të diskutonte me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, për interesat e Kosovës kur bëhet fjalë për iniciativën Ballkani i Hapur, në të cilën nuk është e përfshirë Kosova.
E ftuar në “Interaktiv” të KTV-së, Musliu-Shoshi tha se Kurti duhet t’i diskutojë me Ramën interesat e Kosovës në mënyrë që ky i fundit t’i paraqesë ato në këtë nismë.
“Kryeministri Kurti ka pasur takime të bollshme me kryeministrin Rama, ku ka mundur t’i diskutojnë detajet dhe të vijnë në një përfundim ku do të duhet të paraqiteshin edhe interesat e Kosovës”, ka thënë ajo. “Që në fillim ne kemi qenë të injoruar në këtë nismë dhe vazhdojmë të jemi të tillë derisa nënshkruhen marrëveshje pa pjesëmarrjen e shteteve të tjera. Është kryeministri Kurti ai që duhet të diskutojë për interesat e Kosovës në mënyrë që Rama t’i paraqesë ato”.
Deputetja më tej theksoi qëndrimin e partisë së saj, PDK, se është kundër kësaj iniciative.
“Ne si shtet duhet të kemi ftesë zyrtare dhe duhet të dimë se kjo nismë për çfarë zotime qëndron, sepse deri më sot nuk ka asnjë dokument të cilin ne si shtet sot apo edhe në të kaluarën e kemi parë se çfarë zotimesh ka. Për më tepër duhet të respektohen parimet ku ne jemi në mesin e të barabartëve, pra të trajtohemi të barabartë me shtetet tjera”, ka thënë ajo.
E pyetur se si i sheh thirrjet e liderëve pjesëmarrës në këtë iniciativë që edhe shtetet tjera që nuk janë të përfshira t’i bashkohen, ajo tha se “në kuptimin parimor, ne problemin e kemi me Serbinë dhe ky është problem shumë i madh politik që kërkon kohë të zgjidhet dhe në asnjë mënyrë nuk zgjedhim të jemi pjesë e një nisme të tillë derisa nuk njihemi si shtet nga Serbia”.
-
Kurti: Duhet të diskutojmë me të gjitha partitë për datën e zgjedhjeve
-
Vetëm Krasniqi sot takon Kurtin, dy tema të diskutimit
-
Kurti: Integrimi i Kosovës në BE të mos penalizohet shkaku i Serbisë
-
Musliu: Në mungesë të Thaçit, Albin Zdravo e ka demonizuar Ramën si bashkëpunëtor të Vuçiqit
-
Rama nga Shkupi: Kam shpresë që Albini s’e ka harruar Kanunin, edhe hasmit i hapet dera