Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, e ka quajtur kryeministrin Albin Kurti, psikopat. Sipas saj, psikopatë janë edhe të gjithë ata që i besojnë Kurtit.
“Ky i ka studiuar mirë, ka ardhë në përfundim që 40% i ka analfabetë funksionalë e pastaj ju ka servuar veç çka kanë pasë qejf ata me degju e me besu. Psikopat bre! Ama duhet me qenë psikopat me i besu një psikopati. Ju ka hupe topi, ju kanë kthy propagandës. Rrenc, mashtrues!”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Musliu këto komente i ka bërë si reagim ndaj një aktivisti të Vetëvendosjes, i cili ka shpërndarë një video ku kryeministri Kurti, deputeten Musliu e akuzon për bashkëpunim me deputetët serbë në Kuvendin e Kosovës.
VIDEO e postuar nga Ganimete Musliu:
-
Kurti: Duhet kryeprokuror i ri, jo Blerim Isufaj
-
Musliu thotë se Njësia Speciale është dërguar në Skenderaj
-
Çitaku për emërimin e zëvendësministrave nga Kurti: Mentalitet abuzues ndaj shtetit
-
Çitaku – Kurtit: Nëse ka njeri që s’e njeh rezultatin zgjedhor je ti, 51% s’janë 100%
-
Kurti: Sjelljet e opozitës janë joshtetërore dhe anti-institucionale