Avokati Skender Musa ka deklaruar se kërkesa e kryeministrit Albin Kurti drejtuar Prokurorisë Speciale që të intervistohet në zyrën e tij nuk parashihet me ligj dhe sipas tij, ky është presion politik.
Ai ka thënë të hënën në “60 Minuta” të KTV-së se intervistimi i personave si dëshmitarë mund të bëhet vetëm kur janë të sëmurë dhe s’mund të shkojnë në Prokurori.
“S’ka ndonjë dispozitë që parasheh intervistimin e kryeministrit në zyrën e tij dhe kjo nëse ndodh, do të ishte gabim edhe i prokurorisë e edhe i kryeministrit, pasi me këtë diktohet Prokuroria se ku do të intervistojë”, ka thënë Musa.
Ai u shpreh se Kurti po synon të nënshtrojë Prokurorinë Speciale, duke thënë se kjo mund t’i shtyjë edhe qytetarët e tjerë që në raste të tjera të kërkojnë të intervistohen pa u paraqitur në Prokurorinë Speciale.
“Nëpërmjet kësaj po synohet një lloj nënshtrimi i Prokurorisë, pasi nuk e përcakton në këtë rast kryeministri vendin se ku duhet të intervistohet. Në cilësinë e dëshmitarit, secili qytetarët është i obliguar të dëshmojë. Edhe kryeministri përfshihet këtu. Kur është jashtë vendit ka mirëkuptim për shtyrje të intervistimit, por nëse vazhdon me këtë lloj refuzimi do të jetë precedent i rrezikshëm pasi qytetarët mund të marri shembullin e tij dhe nuk do të paraqiten për intervistim”, ka deklaruar ai.
Musa ka theksuar se kryeministri Kurti po përpiqet të tregojë forcë politike ndaj Prokurorisë.
Edhe
Kurti: S’mund të merrem paradite, pasdite, përditë me thirrjen e Prokurorisë, të vijnë në Kryeministri të më intervistojnë
“Ftesa për të shkuar prokurorët në zyrën e kryeministrit është presion i pastër politik. Po përpiqet të tregojë forcë në raport me Prokurorinë, por s'është çështja e të treguarit forcë pasi të gjithë jemi të obliguar të përgjigjemi”, ka thënë Musa, derisa shtoi se meqë ka dyshime për keqpërdorim të rezervave shtetërore, mund të jenë përfshirë vartësit e tij.
“Nëse Kurti s’do të shkojë në Prokurori, por Prokuroria te Kurti, të gjithë të dyshuarit mund të thonë na intervistoni në zyrë”.
-
Kritikohet Kurti për vendimin që të mos paraqitet në prokurori
-
Kurti ftohet sërish për dëshmi nga Prokuroria, insiston që prokurorët t’i shkojnë në zyrë
-
Kurti s’paraqitet për intervistim në Prokurorinë Speciale, “mirëpret” prokurorët në zyrën e tij
-
Kurti sot pritet të paraqitet në Prokurorinë Speciale