Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Murseli për ndërtimin e hidrocentralit në Soponicë: Banorët të vendosur, s’do ta lejojnë

Kemajl Murseli, banor i fshatit Doganaj, njëherësh kryesues i Kuvendit Komunal në Kaçanik, ka thënë se banorët janë duke e kundërshtuar ndërtimin e hidrocentralit në fshatin Soponicë, pasi që projekti për ndërtimin e tij ka ndërruar dhe se tani kompania do të ndërtojë një hidrocentral, ndryshe nga kërkesat e saj fillestare.

Sipas tij kompania tani do të ndërtojë një hidrocentral me kapacitete më të mëdha dhe ai është edhe në dëm të lumit e edhe të malit.

Murseli të hënën në një intervistë në emisionin “60 Minuta” të KTV-së ka thënë se banorët janë të vendosur dhe se nëse institucionet nuk e ndalojnë, ata nuk do të lejojnë ndërtimin e asnjë hidrocentrali në atë zonë.

Sipas tij fillimisht ishte paraparë që në lumin Lepenc, në fshatin Soponicë, të ndërtohej një minihidrocentral, me kapacitetet e të cilit ishte pajtuar edhe Kuvendi Komunal e edhe banorët.

Ai ka thënë se iniciativa për ndërtimin e hidrocentralit daton nga vitit 2015, kur Kuvendi Komunal, i kishte dhënë pëlqimin kompanisë për ndërtimin e një minihidrocentrali, prej 1.3 MW.

Edhe MMPHI-ja urdhëron ndërprerjen e punimeve për ndërtim të hidrocentralit në fshatin Soponicë Arbëri MMPHI-ja urdhëron ndërprerjen e punimeve për ndërtim të hidrocentralit në fshatin Soponicë

Sipas tij kompania më 2018, kur ka nisur ndërtimin, e ka parë që kjo nuk ka qenë e leverdishme dhe ka bërë kërkesa të reja që të rrisë kapacitetet.

“Vendimi i Kuvendit Komunal ka qenë për 1/3 MW, për tubacione të vogla prej 1.2 dhe për një distancë prej 670-700 metra, kompania duke e parë që nuk është e leverdishme kjo, ka filluar të bëjë kërkesa të reja, për ta rritur kapacitetin e prodhimit nga 1.3MW në 3.75, gjatësinë e tubacioneve në 2 kilometra e 70 metra dhe madhësinë e tubacioneve në 2.80”, ka theksuar Murseli.

Sipas tij kompania ka insistuar që t’i rrisë kapacitetet, dhe me anë të një pëlqimi që i ka dhënë një Komision, i krijuar në kuadër të Komunës, ka kërkuar në Ministrinë e Mjedisit që t’i ndryshojë kapacitetet e hidrocentralit dhe ka aplikuar për pëlqim mjedisor.

Murseli ka theksuar se në Ministri i kanë se duhet të bëhet një vlerësim i ri i ndikimit në mjedis.

Edhe Protesta kundër hidrocentralit u përshkallëzua në përleshje me policinë LAJMET E MBRËMJES Protesta kundër hidrocentralit u përshkallëzua në përleshje me policinë

Ai ka deklaruar se kompania u ka ikur njoftimeve të publikut dhe organizimit të diskutimeve publike për këtë dhe se në kundërshtim më ligjin ka arritur që të marr pëlqim mjedisor. “Ne kemi kërkuar nga Ministria e Mjedisit që të revokohet pëlqimi mjedisor, pasi që nuk janë respektuar procedurat e njoftimit publik dhe debatit më qytetar”, ka theksuar Murseli, duke shtuar se deri më tani ka vetëm një draft për anulim të pëlqimit mjedisor.

Ai ka bërë të ditur se lidhur më këtë është duke u zhvilluar edhe një proces në organet e drejtësisë dhe mezi presin të shohin epilogun e tij