Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se të martën është lansuar Projekti për reformim të asistencës sociale të Kosovës.
Sipas njoftimit, lansimi është bërë në bashkëpunim me Bankën Botërore, e ministri Hekuran Murati ka deklaruar se nëpërmjet kësaj “synohet largimi i diskriminimit brenda kategorive përfituese të asistencës sociale”.
“Në fjalën e tij hapëse, ministri Murati deklaroi se përmes Projektit për Reformim të Asistencës Sociale, Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve synon të largojë diskriminimin brenda kategorive përfituese të asistencës sociale duke e bërë sistemin të atillë që në njërën anë lufton varfërinë ndërsa në anën tjetër nxit aktivizimin e përfituesve në tregun e punës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Drejtori i Bankës Botërore për Kosovë, Massimiliano Paolucci, ka thënë se zbatimi i këtij projekti do të ketë ndikim transformues në mirëqenien sociale të qytetarëve.
“Të dyja palët shprehën përkushtimin për pilotimin dhe më pas zbatimin e plotë të këtij projekti duke shfaqur dedikimin e tyre në thellimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm”, thuhet tutje nga Ministria e Financave.
-
Lansohet masa për punësimin e anëtarëve të familjeve përfituese nga reforma e asistencës sociale
-
Kurti për reformën e asistencës sociale: Do të krijojë barazi dhe të nxisë punësimin
-
Lansohet “Pilotimi i Projektit për Reformën e Asistencës Sociale”, Kurti thotë se heq diskriminimin
-
Kosova nënshkruan marrëveshjet në vlerë 96 mln euro me Bankën Botërore
-
Nënshkruhet marrëveshja 37 milionë euroshe për shërbime shëndetësore e edukim të hershëm